Lufta në Lindjen e Mesme, Biden: SHBA do të dërgojë ndihma humanitare në Gaza

Mar 1, 2024 | 23:03
SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë ndihma humanitare dhe furnizime në Gaza.

TOPSHOT - Palestinians gather to collect aid food in Beit Lahia, in the northern Gaza Strip, on February 26, 2024, amid continuing battles between Israel and the Palestinian militant group Hamas. (Photo by AFP) (Photo by -/AFP via Getty Images)

Ushtria amerikane po punon për t’i kryer këto fluturime për palestinezët në ditët në vijim, tha më parë një zyrtar amerikan.

Duke folur në Zyrën Ovale, Biden tha se SHBA-ja do të “tërheqë çdo ndalesë” për të marrë ndihmë shtesë në Gaza, e cila ka qenë nën bombardime të rënda nga Izraeli që nga sulmet terroriste të Hamasit të 7 tetorit.

Biden tha se ndihma nuk po shkonte shumë shpejt në Gaza dhe se ai po punonte për të ndërmjetësuar një marrëveshje të menjëhershme armëpushimi që do të lejonte ndihmë shtesë në enklavë.

Kujtojmë se zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje Izraelit të hapë vendkalime shtesë për hyrjen e ndihmave në Gaza dhe gjithashtu kanë eksploruar dërgesat e mundshme të ndihmave në enklavë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura