Lufta Izrael-Hamas/ SHBA realizon dërgesën e parë humanitare nëpërmjet ajrit në Gaza! Tre avionë ushtarakë lëshuan ushqime për banorët

Mar 2, 2024 | 16:34
SHPËRNDAJE

Ushtria amerikane ka realizuar sot (2 mars) dërgesën e parë të ndihmave humanitare nga ajri në Gaza.

gaza usa

Lajmi është bërë i ditur nga dy zyrtarë amerikanë, të cilët, sipas Reuters, në kushte anonimiteti, deklaruan se rënia u krye duke përdorur tre aeroplanë C-130.

Një nga zyrtarët tha se në Gaza janë lëshuar nga ajri më shumë se 35,000 vakte për banorët.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se fluturimet do të jenë një përpjekje e qëndrueshme dhe se Izraeli ishte mbështetës i fluturimeve.

Vende të tjera, përfshirë Francën, Egjiptin dhe Jordaninë, kanë kryer ndihma ajrore në Gaza, raporton Reuters.

Ndërkohë, kujtojmë se të paktën 576,000 njerëz në Rripin e Gazës, një e katërta e popullsisë, janë një hap nga uria, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Me njerëzit që hanë ushqim për kafshët për të mbijetuar dhe mjekët që thonë se fëmijët po vdesin nga kequshqyerja dhe dehidrimi, OKB-ja ka thënë se përballet me “pengesa dërrmuese” për të marrë ndihmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura