Lufta e dytë botërore dhe zemra e madhe e shqiptarëve

Sep 16, 2023 | 8:30
SHPËRNDAJE

NGA XHEVAIR LLESHI xhevair lleshi

1. Erdhi një moment dhe Lufta e Dytë Botërore u tkurr brenda kapitullimit të Italisë fashiste. Dekori i këtij akti ishte një surprizë. Shqipëria, ky vend i vogël, nuk zihej ngoje për beteja të mëdha, por që betejat e vogla, të cilat lidheshin me zemrën, i kish fituar brenda atij çasti të madh që u ngrit si një kryevepër njerëzore. Ushtria italiane e Benito Musolinit mbeti rrugëve, në pritje për t’u pushkatuar, në udhëkryqet e reja të historisë. Gushti 1943 do të paraqitej si një pritë e re, në ditën fundit të karnavaleve të aleancës fashiste, në një klub vallëzimi me vdekjen, nën një maskëtë re ku këndohej një valle që vinte rrotull, të cilën në refren e shoqëronin duke kërcitur armët. Ushtri e çarmatosur. Fjalët vesh më vesh.

Pa njoftim zyrtar por me një thirrje zemre. Kjo gjë, të cilën nuk e priste fare askush, shkaktoi aq shumë interes publicistik po edhe zbavitje, që u lëkund si dallgë deti në shpirtin përmbi Adriatik, mes dy gadishujve të plakur dhe pati nderin tëhidhej në një hapësirë fare të ngushtë, aq sa ta krijonte mundësi toka shqiptare. Ushtarët dhe oficerët u morën në mbrojtje të heshtur nga “fshatarët e pagdhendur” shqiptarë, u bënë pjesë e familjeve të tyre, pa ndonjë pompë, pa bujë dhe me faqet bosh të gazetave të mëdha botërore, por që ishte një nga betejat më të mëdha që populli shqiptar e ka fituar me historinë botërore, në mos një nga betejat më të mëdha të luftës botërore. Ishte një akt, një sfidë, moral, shpirt, ndjenjë dhimbjeje.

E kush më mirë se një popull i varfër dinte të kishte kaq zotësi morale të fshehura për t’ia rrëfyer botës? Dhe çfarë tregimi se! Madhështor. Ushtarët dhe oficerët italianë, mbetur në mes të katër rrugëve që shteti i vet, historia dhe lufta i la në mëshirë të fatit, i morën në gjirin e tyre therorët e luftës, shqiptarët, populli i thjeshtë: u dha bukë, u fali zemër, bujarì, i mikpriti, i bëri njësh me njerëzit e afërt, u dha shpirt, dritë dashurie dhe i mbrojti me zgjuarsi të rrallë.

2. Ky ishte pikërisht çasti kur grupi i perëndive, i hutuar pas luftës së madhe botërore, ku thereshin popujt dhe argëtoheshin krerët, grup i cili mburrej në mënyrë të gënjeshtërt se e njihte mirë Tokën, kishte ardhur për të proceduar më tej me hetimin që kishin marrë përsipër. Ata ishin të maskuar që të mos i njihte askush se cilët qenë në të vërtetë, në mënyrë që hetimi të ishte sa më i saktë.

Grabovi i Madh u paraqit si mbret i gjendjes shpirtërore. Tani qenë harruar perënditë monoteiste dhe njerëzimi qe kthyer në besimin pagan, domethënë se nuk besonte më fare, thertorja e madhe qe përfshirë ngashpërthime të mëdha gazmore të së martës me një orë të zezë në prapamendimin popullor dhe në besëtytnitë e graveteksa prisnin Marsin, i cili kishte veshur një kostum ekstravagant të kohës. Ra, kapitulloi Italia fashiste, ky ishte kumti i madh. Kurse ushtria ngeli rrugëve të botës dhe natyrisht edhe të Shqipërisë. Kulmi arriti, kur në skenë dolënLebetitëe veshura me bluza bojëqielli, kokëmbuluarae me vështrimin lart, të fryra, me cullufe të ngjitura në tëmtha, që thoshin me një zë të trashë: “Merrini këta njerëz të gjorë! Ndihmojini! Ndajeni bukën dhe zemrën tuaj me ta! Kur je me shpirt të bukur, edhe armiku të vjen vetë në strehë…Po lërini, bre, le të vijnë…mirë se të vijnë!”. Ja, kaq thjesht.

Nuk pati klithma e brohori! Bukë e kripë e zemër! Dashuri njerëzore. Mikpritje. Sofrat u kthyen në tryeza mondane. S’ka fisnikëri më të madhe sesa varfëria! As të qeshura të bujshme e me aq zhurmë, saqë kushdo nga sehirxhinjtë të shikonte përreth e të detyrohej që të përmbahej, duke e çikur madhërisht në sup mikun. Mbështetje zotash të lashtë. Dhe buza në gaz. Pa hipokrizi, ndonëse të djeshmen qenë vrarë e prerë. Operacioni i qershorit 1943 në Shpirag 23 gusht 1943 – operacioni i zvarritjes dhe i lëngimit kryeulur drejt Shpiragut, duke lënë pas kazermat e urrejtjes e të dhimbjes. Fshatarët e dhjetë fshatrave të Rrëzës i prisnin me dashuri. Brenda dhimbjes. As dy muaj nuk vajti megalomania fashiste dhe u ul si pulë e lagur. Por, fshatarët ishin zemërmëdhenj, pa pikën e urrejtjes, me një shpirt shumë më të madh se deti që i ndante dy vendet dhe botët tona.

Fejzo Behari dhe të bijtë, bashkë me nipërit, aty “mbë një cak”, i pritën tre shokët e një reparti italian të Uznovës: Antonio Ligatini (tenente), Stefanod’Este (serxhente), Mario Çipolini (soldato). Pa armë. Me një buzagaz të tretur. Kështu, edhe 73 të tjerë në shtëpitë e fshatit Mbolan të Shpiragut. Në krejt krahinën afër pesëqind ushtarë. Do t’i mbronin me jetët e tyre. I veshën me rroba fshati, bujku e blegtori. Po edhe u shtuan tre burra të rinj. I pari mjek, i dyti inxhinier dhe i treti agronom. Me shkollë të madhe bijtë e botës dhe u vunë aq lehtë nën urdhrat e një të çmenduri për të pushtuar botën, kur edhe Shqipërinë e mjerë nuk e bëri dot zap..

3.Mjeku Antonio Ligatini, togeri i ushtrisë pushtuese italiane, kishte luftuar edhe në Gllavë, as dy orë larg bishtit të Shpiragut, me vrap pele të mirë ama, kundër grekëve, duke mbjellë eshtrat e tyre në Trebeshinë, Shëndëlli e Rabije, eshtrat e të cilëve me siguri flenë bashkë me gra e burra shqiptarë marrë së fundmi dhe vendosur në rregull e shije të lartë në grykën e Këlcyrës, si monumente greke, po edhe si dëshmi të një qytetërimi tjetër (për të ardhmen, sigurisht), të shtrirjes së grekëve në tokat tona. Mendimi i mbrapshtë nuk rri dot pa futur fitila. Ajo kohë qe harruar. Djaloshi qe bërë burrë dhe tani do t’i nënshtrohej turpit. Por nuk ndodhi asnjë prej këtyre. Tani ishin të barabartë para këtyre njerëzve. Stetoskopi, bishti i kazmës, sëpatës dhe belit. Mushka, kali dhe gomari. Bagëtitë. Qentë e stanit dhe zemra e hapur.

Ta fitoje bukën e gojës me duart e tua!Ndërkohë, pjesa e shpëtuar, ajo po korrte një sukses të paparë. Nderi. Ky lloj karnavali i perëndive, ky Olimp i telendisur, besimi dhe krejt poezia e përqeshur, të linin përshtypjen e një kënaqësie tepër të këndshme. Jemi gjallë! Ethja e paturpësisë pushtonte botën e kulturuar në shfaqjet e para; legjendat u shkelën me këmbë, imazhet antike qenë shkatërruar. Pushteti i qeverisë kuislinge ishte bërë një farsë, kurse ushtria, një dokërr. Dhe letrat e Simonës së tij në xhepat e kapotës lënë diku në një haur për ta ngrënë minjtë në vjeshtën e tyre zemërthyer. Ai nuk tallej me zotin e perëndive, duke iu drejtuar në një mënyrë tjetër dhe mjaft qesharake. Të qeshurat hipokrite tundnin qiellin…

Bubullima gushti dhe thatësirë qershori. Lufta duhet të kishte mbaruar dhe paqja mezi ndërtohej në një shtëpi, kati i dytë i së cilës, nisi të ndërtohej me duart e inxhinierit të ri Stefano D’Este. Edhe ai tre vite në Shqipëri, në kazermën e Uznovës, reshter i ushtrisë këmbësore. Mbante mustaqe të holla. Kishte një palë vegla rroje të bukura e të shtrenjta me siguri, duke i lënë kujtim në shtëpinë e madhe të Fejzo Beharit. Hante pak, pinte shumë dhe dinte të ndërtonte projektet që bënte vet. Gurë të pagdhendur që duheshin skalitur, kishte sa të duash. Edhe shpatullat aty ishin. Nuk ndërtohej dot edhe një copë paqeje, jo! Dritat, me ardhjen e dimrit erreshin. Pylli i Meretit ishte poshtë shtëpive. Se do vinte operacioni i dimrit dhe përsëri ai i qershorit. Plus mësimi i shqipes së shtëpisë. Me zor, por aq sa duhej i fuste në botën e kuptimit. Pa fjali, thjesht me fjalë të prera si drutë për në oxhak…

Aludimet ishin të qarta, ndyrësitë shtoheshin gjithandej, fjalët e padëmshme devijoheshin nga kuptimi dhe thirrjet. Kishte shumë kohë për të mësuar, përtë krasitur hardhitë, për të bërë gati farërat, për dimërimin e hajeve, gjithçka. Një agronom i ri si Mario nuk ishte zhgërryer në një marrëzi të tillë kaq të paturpshme si kjo. Por, pikërisht kjo e çlodhte.

Sidoqoftë, jeta ecte përpara, në mes të një marrëzie të tillë mikpritëse. Një pikë raki për të harruar lodhjen dhe jetën, të dashurit, kujtimet, zezonën fashiste për t’u kapur pas gëzimit që ndillnin këta fshatarë kaq zemërmirë, shtëpitë e të cilëve, i pat djegur dy-tre muaj më parë njësia ushtarake e garnizonit të Uznovës, bashkë me kavalerinë e tyre kur theu turinjtë në Kamçisht. Më tej, po ky Mbolan, si një djalosh çapkën, i veshur krejt me rroba të vjetra që dukeshin si të reja, me bar e kashtë të verdhë, me një anëdylbie të fiksuar në sy, vraponte si i dalldisur gjithmonë pas jetës, i kapur ngushtë edhe nga kjo miqësi e re në të pesëqind banorët e tij që më në fund u bënë të kulturuar, duke nëpërdhëmbur aty-këtu ndonjë fjalëitalisht, herë me dhe herë pa shami në kokë, dhe burrat me gjoksin leshtor hapur, kokë mbuluar me pelushin e zi mbi kryet paksa mënjanë eqë binte shumë në sy.

A do të fillonte dot një jetë paqeje e shëndetshme dhe aq e natyrshme në këtanjerëz kryelartë e të fuqishëm?… Për sa i takon tre banorëve të rinj italianë në odat e Fejzo Beharit, ku pihej raki rrushi dhe pikëllohej mjaltë blete, të pa trembura nga lufta, si duket instinkti i tyre nuk e kapte dot të qenit në luftë, madje ajo dukej e harruar për to, ndaj dhe ideja e paqes brenda luftës ishte shumë e bukur.Ëndërrim i këndshëm, fundja…

4. Mirëpo, një vit e gjysmë, gati, iku shpejt. Dhe erdhi çasti qëajo aromë jete të quhej e harruar. Atyre dhe 73 të tjerëve, ushtarë dhe oficerë italianë, që u strehuan dhe u mbrojtën aty, një lloj magjie të gjithëfuqishme i harroi, pasi i përcolli vetvetiu për t’i riatdhesuar, gjë që do t’i kënaqte dhe dehte me t’u nisur nga Durrësi drejt Barit. Do të fillonte një akt tjetër, ku i priste varfëria e skajshme e pas Luftës së Dytë Botërore në vendin e tyre, thërrmuar në një uri të tmerrshme. Kudo ishin Çoçaret nëpër udhët italiane. Të riatdhesuarëve nuk do t’u qeshte buza, derisa Plani Marshalltë mëkëmbte Evropën.

Pas kësaj gjithçka qe lejuar, edhe qëndrimi i keq në skenë, edhe këngët me stonaturë, edhe mosmbajtja mend e të kaluarës së afërt; mjaftonte që njeriu të kthehej tek jeta e tij e të qeshte dukei gjëmuar vetessë tij. Por pasi kaloi dhe ca kohë e dimërt, orkestra e përparimit shpërtheu. Dhe erdhi koha e shpërthimit shqiptar, që çau ferrën komuniste për t’u hedhur drejt Italisë me një lloj nxehtësie që ngjitej lart e më lart në shpirtin e tij të ri, si një triumf kur ishte momenti i duhur, për t’u rikthyer po prapë dora e ngrohtë italiane për popullin e shumëvuajtur shqiptar. Drejt brigjeve italiane, veçse nëpër paqe. Ju kemi pranuar, ndaj dhe na prisni, një histori e gjatë, shumë e gjatë, tetëdhjetë vjeçare, në qoftë se jetëgjatësia matet me kaq pak vite…

Atëherë, perdja ngrihej përsëri, pranë e pranë të dy popujt, përkuleshin me nderim para të rënëve. Duartrokitje, thirrje, brohoritje më të forta. Pastaj, dalëngadalë, zuri të ftohej gjaku, të boshatisej shpirti. Më ra mua rasti t’i kërkoj të tre italianët, pasi, në një aksident, më humbi jeta e djalit të vogël, tetëmbëdhjetë vjeçar.

Tre vjet kërkime të përbashkëta, AdrianoD’Este më tregoi i pari për kushëririn e tij që humbi në Argjentinë e më pas në Kili. I dyti, historia e mjekut AntonioLigatini që kish mbetur në San Françisko në betejat me sëmundjen e shekullit. Më në fund gjeta agronomin MarioÇipolinin, i cili ishte bërë njësh me demencën dhe jepte e merrte në një botë të çuditshme. S’mbante mend asgjë, sikur të kishte përpara një botë inekzistente. Dhe kush ai, që kish lënë në Shpirag, me emrin e tij, qershi, dardha, mollë, mana të shartuar, ndërsa sot vijojnë të quhen “mana italian, qershi italiane, dardhë e mollë italiane”… Në korridoret e brendshme të trurit e të mendimit të tij duhej të bëhej rrëmujë e madhe. Për të ecur përpara, në mes të grumbujve të gjërave të të harruarave, duhet të shtyje, të përdorje bërrylat.

Por sidoqoftë kishte plot dëgjues shumë të vëmendshëm. Njerëz të ndryshëm që kalonin andej e thërritnin jo me gjysmë zëri. Ftesa. Mikpritje. Gëzim. Freski sociale kudo në Itali. Vinte një popull i ri, gjithë entuziazëm në prehrin e qytetërimit.Tëvinte për të qeshur gjatë gjithë këtij akti që kaloi.Megjithatë, u gjetën gjurmë që flisninme ashpërsi, teksa bëhej fjalë për shijen dhe moralin. Pak më tutje, të mbetej në gojë një shije e pakëndshme. Hidhërim droge dhe sjelljeje…

Po histori të tjera? Mijëra shqiptarë të shpërthimit të eksodit të madh të fillimpranverës 1991, vrapuan drejt Italisë, duke u mbytur nëpër det prej tmerrit të diktaturës së qelbëzuar komuniste, e cila, teksa kalbej së gjalli, donte të hante përfundimisht pjellën e vet. Aidet i pafund dukej prapëseprapë i ngushtë, krahasuar me madhështinë e hapësirës, prandaj hapejdritarja dhe përkulej për të parëEuropën që flinte nën dritën e hënës. Kërkonte më kot të gjente në histori heronj të tjerë, si historia me italianët e shpëtuar nga lufta dhe, po ashtu, shqiptarët e shpëtuar nga paqja, që mund të mateshin sërish e sërish me ta. Para tyre, shumë gra e burra ngjeshën shpatën e zhvillimit, madje disa vunë kurorë mbretërore droge e prostitucioni, por dafinat e luftës apo të paqes shpejt a vonë vyshken. Edhe mbretëria e përkohshme që zotëron mbi tokë, nuk mund të krahasohet me pushtetin e punës me djersë balli, e cila në emër të drejtësisë hyjnore, qeveris shpirtra e trupa, sundon gjithë rruzullin, Parajsën dhe Ferrin bashkë.

Kush do guxonte të barazonte luftën e butë me paqen e fortë s’do të mundej të gjente dikë tjetër që ta krahasonte, sepse kur një njeri del mbi të tjerët në të gjitha drejtimet, mund të krahasohet vetëm me ndonjë kafshë: me dem nëse është mbret i madh, me gomar nëse është trim i krisur, me dhelpër nëse është shquar si diplomat, por s’di me ç’kafshë mund të krahasohej, nëse do të bëhej i mbrapsht. Freskia e mëngjesit në fshatin e dikurshëm shqiptar, i ndërpretëndërrimet ambicioze nëpër qytetërimin italian. Atë kohë mund tëmbyllej dritarja dhe secili t’i kthehej horizontit të brendshëm shpirtëror, tretjes së egoizmit dhe mugëtirat e shpresës…

Isha i detyruar, edhe për mirësjellje, të vija buzën në gaz. Jeta edhe aty po përgjumej: disa shfletonin të shkujdesur një revistë, kurse zonjat prisnin me shumë kënaqësi e rehati vizita. Nuk dëgjohej tjetër gjë, përveç ndonjë pëshpërime miqsh nën llambadarin e madh, ndriçimi i të cilit, prej mikpritjes, sikur pakësohej e tretejnëpër mjegullëne pluhurit që ngrihej nga lëvizjet konfuze gjatë intervalit mes akteve të kësaj strehe paqeje, dikur mes luftës dhe sot nëpër paqen e kërcënuar. Nuk harroj të ftoj familjarët e miqve italianë të Mbolanit në Shpirag, të cilëve u përkulemi edhe ne në shenjë falënderimi…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura