Lotaria Amerikane/ Sot mësoni nëse jeni fitues, ambasada jep njoftimin e rëndësishëm: Nëse faqja është e ngarkuar…

May 7, 2019 | 10:03
SHPËRNDAJE

Te gjithe ata qe kane aplikuar dhe jane ne pritje te nje pergjigje per lotarine amerikane, sot do te mesojne nese jane apo jo fitues.

Llotaria-amerikane-696x522

Ambasada amerikane ne Tirane, ne faqen e vet zyrtare ne FB, njofton se duhet te nisni te kontrolloni duke filluar nga ora 18:00 e pasdites.

Mesazhi i Ambasades 

Keni aplikuar për Lotarinë #DV2020? Më datë 7 Maj 2019, duke filluar nga ora 18:00, ju mund të kontrolloni këtu ? https://dvlottery.state.gov/nëse jeni përzgjedhur.

Nëse faqja e internetit është e ngarkuar, mos u shqetësoni, kontrollojeni më vonë.

Nëse rezultoni të përzgjedhur [You are selected], atëherë ju duhet të plotësoni formularin DS-260 brenda disa javësh. #pyetanen

***

Sipas ambasades amerikane, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura