“Loja me vulën e PD-së, skuthllëk”/ Budina për “Panorama TV”: Grupimi i Alibeajt do vetëm të ngrohë vezët në karriget që kanë marrë! Ishin kundër Primareve, tani kërkojnë kandidatët e tyre

Mar 17, 2023 | 17:36
SHPËRNDAJE

Regjisori Edmond Budina ka shprehur kritika të shumta ndaj grupimit të Enkelejd Alibeajt për mënyrën e marrjes së vulës së Partisë Demokratike. Sipas Budinës, e gjithë çështja e vulës ishte një “lojë tinëzare” e grupimit të Alibeajt për të siguruar karrigen e grupit të tij.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Budina tha se Alibeaj ishte kundër procesit të primareve të zhvilluara nga Berisha, ndërsa tani kërkon që kandidatët e saj të garojnë nën siglën e PD-së së tij.

Budina: Edi Rama s’paska asnjë faj. Çdo gjë që bëhet këtu, fajin e paska Sali Berisha. Le të jetë PD-ja zyrtare. Për mua zgjidhja përfundimtare, është që të heqin dorë nga vula. Të votojnë PD-në e Berishës dhe t’i kërkojnë falje Berishës. Çfarë bashkimi kërkohet? Të iki Berisha dhe të rrinë ata që s’kanë bërë asgjë për PD-në.

E gjithë kjo është një skuthllëk, është tinëzare që bëjnë ata. Ata ishin kundër një procesi të primareve. Tani ngelën vetëm me vulën dhe s’kanë elektorat. Ndërsa tani kërkojnë që të bëjnë një kongres tjetër për të zgjedhur strukturat dhe kryetarin. Ja e zëmë një çast se këta të bashkuar fituan zgjedhjet. Mendoni vërtet se do qëndrojnë të bashkuar po fituan zgjedhjet? Do fillojnë konfliktet, do shkojë shumë herë më keq.

Për mua, PD-ja e Berishës aq sa të fitojë i ka me meritë dhe duhet të vazhdojë me koalicionin që ka nisur. Nesër, pasnesër, le të mblidhet PD-ja, edhe Berisha mund të tërhiqet të lërë një njeri tjetër, të lërë një djalë të ri që të jetë më i fortë. Kjo është dredhi që përdor grupi i Alibeajt që hajde të bashkëpunojmë. Unë e kam parë që në fillim këtë punë. Duket sikur mbulohet me kuptim dhe bashkëpunim, popr në fund do të luftojnë njëri-tjetrin.

Unë s’mund të votoj një grupim të PD-së që voton ligjet e Edi Ramës. Ata bashkëpunojnë me Ramën. Unë nuk shoh asgjë socialiste në qeverinë. Grupi i Alibeajt ka bashkëpunuar me Ramën. Edhe vulën që e morën, është një sistem drejtësie e korruptuar. E morën me hile vulën. U veprua , i komanduar nga mafia. Edhe fakti që në sallën e gjyqit ishin përfaqësues të ambasadës amerikane, është skandaloze.

Gjyqtarët janë të korruptuar që morën atë vendim. Edhe në rastin e teatrit. Presioni politik është i jashtëzakonshëm. Pushteti i mafies është i jashtëzakonshëm. Ata nuk kanë se çfarë i duhen PD-së. Ata janë grupim që duan të ngrohin vezët në karriget që kanë marrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura