Lista/ Avokati i Popullit, ja 20 emrat në garë

Jan 24, 2017 | 7:49
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë të mërkurën seancën dëgjimore me 20 kandidatët e vetofruar për postin e Avokatit të Popullit.

Komisioni i Ligjeve
Komisioni i Ligjeve

Në listën e kandidatëve që kanë aplikuar për postin e Avokatit të Popullit është edhe Igli Totozani, i cili kërkon një mandat të dytë. Po ashtu, si kandidate për postin e Avokatit ka aplikuar dhe ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi (Lleshi), kjo e fundit pasi u përjashtua nga gara në KQZ, pritet të rikthehet në vendin e mëparshëm të punës në Kuvend.

Luzi do të ketë përballë edhe në këtë garë një tjetër jurist, bëhet fjalë për Genc Gjonçajn, përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ. Gjonçaj është përballur në shumë beteja politike në KQZ për të mbrojtur të majtën.

Ai aktualisht mban postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Si kandidat për postin e Avokatit të Popullit, kandidon Altin Goxhaj, Olta Aliaj, Drita Avdyli, Yllka Banushi, Rezarta Bitri, Jordan Daci, Kastriot Frashëri, Gëzim Gjana, Mimoza Gjika, Adrian Liçaj, Anton Lleshaj, Bujar Madani, Erindi Ndroqi, Suzana Pasha, Zhaklin Peto, Denar Veshi dhe Rovena Voda.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit parashikon votimin me shumicë të cilësuar, e përkthyer ndryshe 84 vota në Kuvend. Për shkak të ngërçit politik, ish-qeveria Berisha ia ka dhënë të drejtën opozitës së atëhershme të drejtën për të vendosur një emër që ajo dëshironte për t’ia votuar më pas. PS, asokohe zgjodhi Igli Totozanin, pas një seance dëgjimore që zhvilloi me disa kandidatë.

KANDIDATËT

Olta Aliaj
Drita Avdyli
Yllka Banushi
Rezarta Bitri
Jordan Daci
Katriot Frashëri
Altin Goxhaj
Gëzim Gjana
Mimoza Gjika
Genci Gjonçaj
Adrian Licaj
Lefterije Luzi
Anton Lleshaj
Bujar Madani
Erinda Ndroqi
Suzana Pasha
Zhaklin Peto
Igli Totozani
Denar Veshi
Rovena Voda

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura