Lindur së prapthi-një roman fenomenal që përmbys normën

Mar 18, 2023 | 9:52
SHPËRNDAJE

moza ahmeti dhe rita

Dr. Mimoza Ahmeti

Emri i Rita Petros si poete dhe personazh mediatik eshtë i lakuar thuajse çdo ditë në rrjetet tona sociale. Tekstet e saj poetike dhe provokuese tërheqin vëmendjen e audiencës virtuale, hapin debate dhe marrin qindra komente e like.

Këtë vit Rita erdhi në Panairin e Librit me një titull befasues që tundon mënyrën tradicionale të perceptimit: “Lindur së prapthi”,.

Kjo metaforë përfshin në ndryshimin e mënyrës së lindjes normale, gjithë spektrin e lindjes fenomenale të njeriut, lindje e cila dekoincidon me socialen, duke krijuar kështu të papriturën.

E papritura në perceptim formon dhe befasimin qe shoqeron udhetimin leximor te ketij libri.

Që në kapitujt e parë  na tërheq perceptimi fenomenal, plot çudira  që çrregullojnë marreveshjen perceptive.

Në këtë shpërputhje shfaqet dimensioni lirik, cinik, komik i jetës në vepër.

Një rast tipik i këtij momenti është kur autorja luan me autoritetin e babait, apo çdo lloj tjetër autoriteti.

Romani i kësaj natyre nuk ka subjekt. Ai narraton nëpër lidhjet e ceptime që ndryshojne në cdo sekondë ngjarjen në riformulim ideje prej përjetimeve. Kemi në fund një roman pa ngjarje me një bashkesi evidencash fenomenale  si subjekt- perceptime, ndijime, përshkrime, që anullojnë surrogatin e normës madje dhe ngjarjen në vetvete si norme shkrimi.

Ky lloj romani mund të quhet edhe Romani fenomenal.

Ai i ngjan perjetimeve që zakonosht nuk dalin në gjuhë, që flene brenda, por që hapin rrugën me vrull në materien “Lindur së prapthi”.

Rita Petro ndryshe nga shkrimtarët që kanë një shkrim kompatibël me mendimin, ushtron një diferencë përjetuese të objektit, në shpirti fizik.

Shpirti fizik dhe mëndja dhe trupi, janë një trinom i njohur për shkencat e lashta të Azisë.

Shpirti fizik eshte nje intetlokutor mes mendjes dhe trupit, eshte fuqia, mundesia, kurajoja fizike për tê ushtruar dhe përballuar.

Eshte pikërisht shpirti fizik i kësaj autoreje që na ka dhënë libra si “Kënga e Turmës” ,”Vrima”, etj, që e veçojnë atë në koncept, stil dhe thirror frymëzimi.

Meritë feminine apo feministe, është ky stoicizëm artistik i saj, për të mos e mohuar shpirtin fizik, per ta perdorur atë si një medium në bisedë me veten dhe me lexuesin qe dhe e tërheq vemendjen e tij.

Pikërisht ky integer, hap dritare të re në letersine tonë, redukton mitin, hedh ura bashkimi mes trupave, sekseve, perqafimeve, në dukje të pamundura, midis natyrës dhe konvencionit, me gjuhë arti qe kalon neper shpirtin e saj femiminin e te pamposhtur fizik.

Eshte gjuha fizike ne gjuhen e mendjes se saj qe na befason, nje metafizike qe nuk i shqitet, edhe ne kushte më ekstreme, fizikut, shpirtit fizik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura