Lindita Nikolla shkon në spitalin ku po marrin ndihmë mjekësore deputeti i PS dhe një i lënduar, takohet me familjarët e tyre

Mar 1, 2024 | 19:50
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po u jepet ndihma mjeksore deputetit Bujar Çela dhe të plagosurve nga aksidenti që ndodhi sot pasdite në Lushnje.

1685601834_1662999861LinditaNikolla

Nikolla u takua me personelin mjeksor dhe familjarët e të dëmtuarve dhe u uroi atyre shërim të shpejtë.

Gjendja e të lënduarve ndodhet stabël, sipas shefit të Urgjencës së Traumës.

Deputeti ka ardhur para një orë. Është intervenuar në spitalin e Lushnjes,  ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Erdhi këtu, ne rihymë sërish dhe sapo e futëm në sallë. Ka disa plagë në pjesën e barkut.

Gjendja është stabël, ndërhyrja ndaj tij do të kërkojë pak kohë” tha mjeku.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim. Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura