Libri “41 Sekrete” i Ben Blushit shpallet fituesi i çmimit “Lumo Skëndo”/ Ministrja Margariti: Vepra më e mirë në publicistikë

Jun 1, 2023 | 21:14
SHPËRNDAJE

 

Ben Blushi me librin e tij “41 sekrete” është shpallur fitues i çmimit “Lumo Skendo”. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila thotë se u vlerësua si vepra më e mirë.

ben-blushi-1068x693

“Ben Blushi me “41 Sekrete” shpallet fituesi i çmimit “Lumo Skëndo”! U mblodhëm sërish nën një emër të madh si ai i mendimtarit dhe bibliofilit Lumo Skëndo për të vlerësuar veprën më të mirë në lëmë të publicistikës dhe eseistikës për vitin 2022.

Kënaqësi të kishim mes tonë edhe fituesen e edicionit të shkuar, Lea Ypi për të kaluar “stafetën” e një çmimi që vlerëson sa mprehtësinë e mendimit aq edhe bukurinë e gjuhës.

Urime finalistëve: Aleksandër Çipa, Eleni Laperi, Evarist Beqiri e Mero Baze për përpjekjen e përditshme në fushën e letrave dhe jurinë e nderuar e përbërë nga Belina Budini, Uran Butka, Teuta Toska, Ardit Bido dhe Monika Stafa për përkushtimin”, shkruan Margariti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura