‘Lezha mbetet tek klasat kolektive’, DAR: Sezoni i ri nis me më pak se 1 mijë nxënës

Sep 11, 2023 | 11:59
SHPËRNDAJE

Me nisjen e vitit të ri shkollor, në disa prej qarqeve të Shqipërisë, vihet re boshatisja e klasave në krahasim me një vit më parë.

shkolla-Lezhe

Si duket lëvizjet migratore po prekin masivisht edhe institucionet e arsimit. Edhe për qarkun e Lezhës, sezoni i ri 2023-2024 nisi me 1740 nxënës më pak krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të referuara nga Drejtoria Rajonale e Arsimit parauniversitar Lezhë, këtë të hënë të 11 shtatorit, janë ulur gjithsej në bankat e shkollës 14171 nxënës, ku 1248 prej tyre në klasat e para dhe 870 janë regjistruar në klasat e dhjeta.

Ndërkohë, Bashkia Mirditë shënon edhe numrin më të ulë në qark, e cila prej vitesh në fakt njeh vetëm rënie. Kujtojmë se edhe vitin e kaluar, rënia e numrit të nxënësve ishte me më shumë se 1 mijë.

Referuar numrit të ulet të nxënësve, problem në qarkun e Lezhës mbeten klasat kolektive kryesisht në zonat rurale e pavarësisht kësaj situate, ende nuk ka të dhëna për shkolla të mbyllura apo mësues që për rrjedhojë mbesin të papunë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura