Lëvizje surprizë, ish-trajneri i Tiranës pranë stolit të skuadrës që militon në Kategorinë e Parë

Jun 28, 2021 | 14:41
SHPËRNDAJE

Pas largimit të Dorjan Bubeqit nga rradhët e Erzenit, skuadra shijakase po punon me shpejtësi që të arrijë akordin me trajnerin e ri.

NEVIL-DEDE-e1605302124632

Me shumë gjasa trajneri i ri i skuadrës së Erzenit pritet të jetë Nevil Dede.

Ish-trajneri i Tiranës, do të ishte i gatshëm të ulej në pankinën e skuadrës që militon në Kategorinë e Parë, nga ku është i papunë që në 25 janar pas eksperiencës me bardheblutë dhe ndarjes së papritur përpara fillimit të ndeshjes ndaj Laçit në kampionat.

Më parë Dede ka qenë trajner edhe i Laçit, Luftëtarit, Kastriotit dhe i Kombëtares U-19.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura