Levandovski ka 564 ditë pa shënuar, kuqezinjtë nuk duhet ta lejojnë të luajë si ndaj… Shqipërisë

Mar 27, 2023 | 18:39
SHPËRNDAJE

Robert Levandovski është një nga bomberët më të mirë në qarkullim. Edhe në këtë edicion, shifrat e tij janë mbresëlënëse, ndonëse nuk ka arritur në nivelet e periudhës kur ishte te Bajern Mynih. Por fakti është se me ekipin kombëtar, në stadiumin “PGE Narodowy”, ku luhet sot Poloni-Shqipëri, ai ka 564 ditë pa shënuar me ekipin kombëtar.

levandovski shqiperi

Leva ka qenë i jashtëzakonshëm në fakt në statistikat e tij në këtë impiant, pasi në 28 ndeshje të luajtura aty, ka tundur rrjetën 27 herë, duke u bërë lojtari që ka shënuar më shumë në të gjatë historisë 11 vjeçare të këtij impianti. Ai i ka shënuar 16 kundërshtarëve të ndryshëm, dhe sa herë ai ka shënuar në këtë impiant, në 17 ndeshje të tilla, Polonia nuk ka humbur kurrë

Problemi sipas “WP SportoweFakty”, është se hera e fundit që ai ka shënuar në këtë stadium përkon më 2 shtatorin 2021, kur Polonia mundte pikërisht Shqipërinë me shifrat 4-1 në eliminatoret e Botërorit 2022. Që nga atëherë, ai ka luajtur në 4 ndeshje të tjera në këtë impiant dhe nuk ka shënuar asnjë gol. Në total atij i bëhen 414 minuta pa realizuar përballë publikut të vet, thuajse 7 orë, që janë shumë për një njeri i cili jeton me golin.

Ndaj Shqipërisë i duhet që të mos e lejojë Levan që të thyejë tersin që nisi pikërisht në ndeshjen ndaj saj, për të pasur një mundësi më shumë për t’ia dalë në “PGE Narodoëy”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura