Lënia e duhanit/ Aplikacioni inteligjent që e di kur doni të pini një cigare dhe ju pengon! Sa efektive është kjo metodë

Apr 20, 2023 | 12:20
SHPËRNDAJE

Një aplikacion inteligjent për lënien e duhanit arrin të kuptojë se kur doni të pini cigare dhe ju pengon ta bëni.

quite smoking

Por sa efektive është një metodë e lënies së duhanit? Është aplikacioni i parë në botë i inteligjencës artificiale (AI) për lënien e duhanit, i quajtur Quit Sense.

Aplikacioni gjithashtu ofron këshilla se si të lini duhanin. Sipas studimit të shkencëtarëve në Britani, ky aplikacion ndihmoi shumë duhanpirës që të linin duhanin.

“Ne e dimë se përpjekjet për të lënë duhanin shpesh dështojnë sepse dëshira për të pirë duhan nxitet duke qenë në vende ku njerëzit pinë duhan. Kjo mund të ndodhë për shembull në një lokal ose në punë.

Quit Sense është një aplikacion inteligjent që mëson për kohën, vendndodhjen dhe shkaktarët që të çojnë drejt pirjes së duhanit. Aplikacioni u dërgon mesazhe përdoruesve duke i frenuan që të pijnë duhan”, tha mjekja Chloë Siegele-Brown nga Universiteti i Cambridge, i cili krijoi aplikacionin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura