Me stilin e ulët të jetesës dhe zakonet e këqija të të ngrënit, gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga lëvizjet e parregullta të zorrëve. Ka shumë arsye që mund të çojnë në kapsllëk, duke përfshirë stresin dhe problemet me tretjen, por zakonet e gabuara të të ngrënit janë fajtori më i madh.
Pra, ekziston një grup ushqimesh që mund t’ju ndihmojë të reduktoni simptomat e kapsllëkut. Por konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni kapsllëk kronik.
Luleshtrydhet
Luleshtrydhet njihen për aftësinë e tyre për të forcuar sistemin imunitar, sepse janë të pasura me vitaminë C. Sasitë e larta të fibrave të tretshme të pranishme në farat e luleshtrydhes ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut në mënyrë natyrale. Mjafton një grusht luleshtrydhe në ditë..
Kos
Edhe pse produktet e qumështit tentojnë të përkeqësojnë simptomat e kapsllëkut, kosi mund t’i zvogëlojë ato. Kjo për shkak se përmban probiotikë, të cilët janë baktere të mira që mbajnë sistemin tuaj të zorrëve të shëndetshëm.
Kumbulla
Kumbullat përmbajnë sorbitol i cili shërben edhe si laksativ, duke ndihmuar jashtëqitjen.
Bollgur
Ndoshta zgjedhja më e njohur për mëngjes pas vezëve. Bollguri ndihmon ata që vuajnë nga kapsllëku.
Fara liri
Farat e lirit janë të mbushura me lëndë ushqyese. Vetëm një lugë gjelle fara liri përmban 3 gram fibra, që është 8-12% e marrjes së rekomanduar ditore për burrat dhe gratë, përkatësisht. Mund të shtoni fara liri në shumë vakte dhe smoothie.
Fasule të zeza
Një filxhan fasule të zeza i siguron trupit tuaj më shumë se 15 gram fibra të tretshme, e cila luan një rol jetik në lëvizjet e zorrëve.
Brokoli
Brokoli përmban rreth 10% të marrjes së rekomanduar ditore të fibrave dietike, duke siguruar tretje të shëndetshme.
Bajame
Të pasura me yndyrna të shëndetshme, bajamet përmbajnë shumë lëndë ushqyese, duke përfshirë fibrat e tretshme. Megjithatë, kërkohet moderimi. Synoni të hani jo më shumë se një grusht bajame në ditë.
Nëse vuani nga kapsllëku kronik, shtimi i këtyre ushqimeve në dietën tuaj nuk do t’ju ndihmojë. Shihni mjekun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur dhe rishikoni stilin e jetës dhe zakonet tuaja të të ngrënit për të inkurajuar një lëvizje të shëndetshme të zorrëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al