Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, hidhet molotov në një “Audi” të parkuar! Detajet nga ngjarja

Feb 23, 2024 | 7:44
SHPËRNDAJE

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

shperthim tritol makine shkoder

Një sasi lënde plasëse iu është vendosur një automjeti tip Audi, në pronësi të Bledar Freskinës, i cili ishte parkuar në parkingun e një supermarketi pranë Teatrit Migjeni.

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm (23 shkurt). Si pasojë e shpërthimit të fortë, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Nuk dihet ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë ekspertizën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura