Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje, kur për pasojë një person ka humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur.
Shpërthimi ka ndodhur në një kapanon që po ndërtohej, ndërkohë që dyshohet se shkaku i shpërthimit ka qenë një vinç, që ka prekur linjën e tensionit të lartë.
Kjo sipas informacioneve paraprake ka shkaktuar një shpërthim të fortë, më pasoja për një prej punëtorëve në kantier.
LEXO EDHE: Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, identifikohet viktima (EMRI)
Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë ku u plagos edhe deputeti i PS-së, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi
I plagosur ka mbetur edhe deputeti i Partisë Socialistë, të Lushnjës Bujar Çela.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.
Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.
Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al