Bie nga lartësia ku ishte duke punuar, ndërron jetë në spital 55-vjeçari

Apr 3, 2024 | 14:35
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, ku një 55-vjeçar ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar.

AMBULANCA-696x367-1-1130x635

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 55-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura