Mungon Basha dhe deputetët e tij, PS tërhiqet nga projektligji për “Amnistinë Penale”

Feb 22, 2024 | 10:14
SHPËRNDAJE

Kuvendi ka hequr nga rendi i ditës projektligjin për “Amnistinë Penale”, pasi mazhoranca nuk siguroi votat e mjaftueshme për ta miratuar.

Kryeparlamentarja e hodhi në votim për heqjen e projetligjit nga rendi i ditës, që u miratua me 74 vota pro.

Ndërkohë në seancë, ashtu siç ishte paralajmëruar, Basha dhe deputetët e tij kanë munguar në seancë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura