Bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës e mitura, dërgohet me urgjencë në spital

Jun 9, 2023 | 15:35
SHPËRNDAJE

Një 6-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht në Bathore, Tiranë nga kati i dytë i banesës.

ambulance_19

Mësohet se e mitura ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet gjendja e 6-vjeçares.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.06.2023, në lagjen nr. 6 në Bathore, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës një e mitur 6-vjeçare.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura