Emrat/ Aksident tragjik në Itali, humbin jetën tre të rinj, mes tyre 2 shqiptarë! BMW-ja ku udhëtonin doli nga rruga e përfundoi në kanal

Dec 8, 2023 | 12:03
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali ku tre persona kanë humbur jetën, mes të cilëve dy janë shqiptarë.

itali aksident

BMW-ja ku udhëtonin tre viktimat, Egli Gjeci, 26 vjeç, Altin Hoti, 22 vjeç dhe Giulia Pellegrini, rreth 20-vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Portogruaro (Venecia). Makina raportohet se u përplas me një portë, kaloi mes përmes një pronë private dhe më pas përfundoi në lumin Lemene.

Trupat e të rinjve janë gjetur rreth orës 03:00 dhe janë nxjerrë nga automjeti nga zhytësit.

Kjo është tragjedia e dytë për familjen Hoti, pasi edhe vëllai i Altinit, Admiri, vdiq në një aksident automobilistik në moshën 19-vjeçare në maj, sërish në Portogruaro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura