Aksident i rëndë në aksin rrugor Milot-Morinë, humb jetën 21-vjeçari

Feb 23, 2024 | 8:47
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Morinë.

aksidenti ne burrel
Foto arkive

Raportohet se një automjet tip “Volkswagen”  ka dalë nga rruga, duke u përplasur me barrierën anësore.

Për pasojë ka humbur jetën shoferi 21-vjeçar me iniciale A. Sh., banues në Shkodër, ndërsa pasagjeri, shtetasi me iniciale K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

 

Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura