I shtruar në një spital në Gjermani, ndërron jetë ish-Presidenti Bujar Nishani

May 28, 2022 | 14:39
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Mësohet se ai është ndarë nga jeta ditën e sotme në një spital në Gjermani, ku ishte duke u kuruar. 

bujari nishani

Kujtojmë se Nishani u dërgua për kurim në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

Burimet thanë për Panorama se Nishani po mbahej në jetë përmes aparaturave, por nuk ka mundur dot t’ia dalë.

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me koronavirus disa muaj më parë.

Bujar Nishani ka lindur më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura