Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen tre anëtarët e një familje

Apr 28, 2024 | 14:07
SHPËRNDAJE

Tre anëtare të një familje janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele (28 prill) në zonën e Saukut, ku pas shpërthimit ka rënë edhe zjarr.

Shperthen-bombola-e-gazit-ne-Mirdite-nderron-jete-nje-person-1100x620-1-770x433-1

Të plagosurit janë shtetasit A. D., 46 vjeç,  B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. D., 46 vjeç, B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura