Protesta e fermerëve në Divjakë, procedohen penalisht 6 persona, mes tyre ish deputeti i PD-së, Ervin Salianjin. Policia jep detajet: Tubim i paligjshëm

May 9, 2020 | 10:55
SHPËRNDAJE

Gjashte persona jane proceduar penalisht nga policia, mes tyre tre organizatore, pjese e strukturave drejtuese te PD-se, perfshire Ervin Salianjin, sekretar i Burimeve Njerëzore pranë Partisë Demokratike.

salianji

Policia ben me dije se ata organizuan grumbullime të paligjshme në kundërshtim me masat e nxjerra nga organet shtetërore në gjendjen aktuale të epidemisë COVID-19, duke mbledhur ne tubim te paligjshem protestuesit.

28ce7945-f268-4912-aa9a-2d8a8b534450

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë proceduan penalisht shtetasit:

E. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, sekretar i Burimeve Njerëzore pranë Partisë Demokratike;

M. S., 31 vjeç, banues në Berat, këshilltar pranë Partisë Demokratike;

J. Gj., 40 vjeç, banues në Divjakë, kryetar i Partisë Demokratike , dega Divjakë;

E. H., 39 vjeç, banues në Divjakë, shitës perimesh;

R. H., 33 vjeç, banues në Divjakë, shitës perimesh;

A. J., 50 vjeç, banues në Divjakë, fermer;

Ditën e djeshme, shtetasit E. S., M. S. dhe J. Gj., në rolin e organizatorëve, kanë shkuar pranë pikës së grumbullimit të perimeve në fshatin Mizë, Divjakë dhe kanë grumbulluar fermerë dhe banorë të zonës, duke mos zbatuar Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 i ndryshuar, si dhe ndryshimet e Kodit Penal të nxjerra nga organet shtetërore në gjëndjen aktuale të epidemisë COVID-19.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, të cilët po hetohen në gjendje të lirë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura