FOTO+VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi me pasagjerë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Dec 6, 2023 | 18:20
SHPËRNDAJE

Një autobus me pasagjerë është përfshirë nga flakët në hyrje të qytetit të Elbasanit. Fatmirësisht pasagjerët kanë zbritur në kohë dhe nuk raportohet për qytetarë të lënduar.

digjet autobusi elbasan

Gazeta Panorama Online ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes.

Nderkohe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të bër të mundur shuarjen e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë një defekt teknik. Ndërkohë policia dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit me drejtues shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura