Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” këtë të hënë ndaj autorit të ngjarjes së rëndë që tronditi Gramshin pak ditë më parë.
Në sallën e gjyqit, doli i moshuari Xhevit Sinani i cili akuzohet se vrau gruan dhe vëllain, Zeqine Sinanin dhe Shaqir Sinanin, në fshatin Tërvol të Gramshit.
Gazetari i Panorama TV, Aldo Kozarja ka siguruar pamjet nga seanca gjyqësore për Xhevit Sinanin.
Ai është shfaqur i qetë teksa pret të mësojë vendimin e gjykatës për rivlerësimin e masës së arrestit.
Teksa nuk ka pranuar të japë shpjegime kur është pyetur nga gazetari i PANORAMA TV, Aldo Kozarja, se cili ka qenë motivi që e ka shtyrë të kryejë krimin, duke thënë “nuk dëgjoj”.
75-vjeçari i goditi ata me sëpatë, për shkaqe që nuk dihen ende.
Gazetari i Panorama TV, Aldo Kozarja raporton se pas ngjarjes, Xheviti telefonoi fëmijët e tij dhe u tregoi për aktin e rëndë.
Xhevit Sinani rezulton të jetë dënuar në vitin 2015 për vjedhjen e energjisë elektrike.

