Operacioni i SPAK ku u arrestua Erzen Breçani, në pranga edhe djali i tij. Zbardhen akuzat

Nov 20, 2023 | 20:07
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë zbardhur nga operacionit i SPAK, ku në pranga u vu ish-zyrtari i lartë i policise, Erzen Breçani.

erzen-brecani

Sipas News24, në pranga ka përfunduar edhe shefi i krimeve të komisariatit numër 6, si dhe djali i madh i Erzen Breçanit. Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale.

Po ashtu mësohet se masë arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën, i cili ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme ne ish-bllok, ku mbeti viktimë Fabjol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Operacioni i policisë është zhvilluar pasditen e sotme (20 nëntor) me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ku janë lëshuar 11 urdhër arreste.

Akuzat për 11 te dyshuarit janë, pastrim parash grup i strukturat kriminal trafik droge sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura