Me 77 vota, Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët
74 vota kanë qenë të shumicës, ndërsa tre të tjera të PDIU.
Në një prononcim para mediave, Mesila Doda dha arsyetimin e saj pse bashkoi votat me PS.
“Ka patur një votim pro marrëveshjes. Është një vendim i GJK që i hap rrugën. Bëhet fjalë për një shtet mik që i është gjetur pranë Shqipërisë në momente të vështirë. Ne duhet të jemi përkrah tyre. Mos harrojmë se nuk bëhet fjalë të mbështesim individë, si Fredi Beleri, por një vend që mbështet një vend mik. Bëhet fjalë për marrëveshjen me Italinë që do të duhej të mbështetej nga të gjithë”, tha Doda.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al