Zbardhet vrasja makabre e babait/ Autorë të dyshuar vajza dhe dy djemtë! Pas krimit fshehën ngjarjen dhe provat

Feb 23, 2024 | 17:42
SHPËRNDAJE

Policia ka zbardhur vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Shën Vlash të Durresit, ku autorë të krimit janë vajza 19-vjeçare dhe dy djemtë, të cilët tashmë janë të gjithë të arrestuar.

hygerta meta pellumb meta

Sipas News24, pas Hygerta Metës, në pranga u vunë edhe dy vëllezërit e saj, njëri i identifikuar si Hysen Meta 25 vjeç. Pas krimit, të tre fëmijët kanë tentuar ta fshehin ngjarjen, duke e denoncuar babain e tyre si te humbur.

Burime nga grupi hetimor dhe policia e Durrësit bëjnë të ditur se në qesen që ishte mbështjellë trupi i 50-vjeçarit janë gjetur gjurmë gishtash të 25 vjeçarit.

Policia arriti të gjejë dhe armën e krimit, në një kanal pranë banesës së të ndjerit. Pëllumb Meta ishte qëlluar 4 herë me armë zjarri, për të cilën e reja dha dy versione. Një herë deklaroi se e kishte hedhur në det, e njëherë tjetër në gropë.

Ngjarja 

Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, ndërsa ka qenë  djali 25-vjeçar i cili shkoi në policinë e Durrësit, për të kallëzuar largimin e të atit.

4 ditë pasi mori denoncimin, policia gjeti fillimisht makinën e 50-vjeçarit të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia. Në këtë pikë, nën dyshimet se Pëllumb Meta ishte zhdukur policia intensifikoi hetimet dhe arriti të siguronte prova që në fakt treguan se ai ishte vrarë.

DESHMIA E VAJZES

Vrasjen e mori përsipër vajza e tij, 19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila sipas policisë ka pranuar krimin e rëndë dhe ka deklaruar se përveç insistimit për ta fejuar, palët kishin edhe konflikte të tjera familjare.

Ajo mësohet të jetë shprehur se e vrau atë në katin e 2 të shtëpisë, më pas e mbështolli me qese dhe e groposi në kasolle.

“Babain e vrava se donte të më martonte me dikë që unë as nuk e doja. Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Unë planifikova se si mund të shpëtoja nga kjo fejesë. E vetmja mënyrë ishte ose të arratisesha nga shtëpia ose të vrisja babain. Një ditë nisëm të debatonim prap kur ishim në shtëpi. Nëna ishte në arë. Mora pistoletën dhe e qëllova. Më pas kisha frikë mos më fusnin në burg dhe mendova të fshihja trupin e babait. Pasi e varrosa në afërsi të banesës mendova se edhe policia e besoi se ai ishte zhdukur. Unë e kam kryer e vetme krimin, nuk më ka ndihmuar askush”, mësohet të ketë deklaruar ajo në dëshminë e dhënë pas arrestimit.

NJOFTIMI I POLICISE PER NGJARJEN

Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.

Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura