Kapet arsenal armësh në Portin e Durrësit, si u ndalua një person nga policia. Pas kontrollit në automjet iu gjet shotgan, pistoletë dhe snajper (EMRI)

Dec 8, 2022 | 18:14
SHPËRNDAJE

Një arsenal armësh është kapur pasditen e sotme në Portin e Durrësit. Sipas News 24, Selman Lajci është vënë në pranga pasi gjatë kontrolleve i janë gjetur armë zjarri në makinë.

Gjatë aksionit të policisë pas dyshimeve të ngritura në lidhje me personin e vënë në pranga, në automjet janë gjetur shotgan, pistoletë dhe një pushkë tip snajper.

Mësohet se Lajçi ka mbërritur ditën e djeshme në Shqipëri me traget, dhe vinte nga Italia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura