Grabitet pika e këmbimit valutor, personi i maskuar kërcënoi me pistoletë lodër

Feb 22, 2024 | 20:56
SHPËRNDAJE

Një pikë e këmbimit valutor është grabitur nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit në kryeqytet, ku sipas policisë personi ka qenë i maskuar dhe ka kërcënuar me një pistoletë lodër.

POLICIA NATEN

Personi, i cili tashmë është në kërkim nga policia ka arritur që të vjedhë një shumë parash. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura