Gjendet i vrarë me automatik një 29-vjeçar, dyshimet e policisë për ngjarjen

Sep 19, 2023 | 20:44
SHPËRNDAJE

Një 29-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me automatik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gracen rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme (19 shtator).

aksident-policia-ambulanca-naten

“Më datë 19.09.2023, rreth orës 20:00, në fshatin Gracen, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri automatik, shtetasi B. B., 29 vjeç”, thotë policia e Tiranes.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura