Gjendet i pajetë një 34-vjeçar, ishte i shtrirë në tokë. Policia jep detajet e para

Nov 13, 2019 | 9:05
SHPËRNDAJE

Gjendet i pajete nje i ri ne Vlore. Sipas te dhenave te para qe ben me dije policia, trupi i pajete eshte gjetur në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pranë kupolës së avioneve. 

opolicia-vlore

“Eshtë gjetur i shtrirë në tokë i pajetë shtetasi K.D., 34 vjeç”- njofton policia.

Sipas saj, nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se shkak i vdekjes mund te kete qene nje arrest kardiak.

INFORMACIONI 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pranë kupolës së avionave është gjetur i shtrirë në tokë i pajetë shtetasi K.D., 34 vjeç.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur nga ndonjë arrest kardiak pasi ka patur probleme me zemrën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura