Gjashtë pacientë humbin betejën me COVID-19, shkon në 219 numri i viktimave

Aug 14, 2020 | 16:06
SHPËRNDAJE

Ministria e Shendeteise njofton se gjashte paciente kane humbur betejen me COVID ne 24 ore, duke e çuar keshtu numrin e viktimave qe nga fillmi i pandemise ne 219.

Ministria njofton se viktimat jane një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar”, njofton Ministria e Shendetesie.

Ne perditesimin e fundit te te dhenave Ministria ka njoftuar se ne 24 oret e fundit jane testuar pozitive 146 persona, duke e çuar keshtu numrin e te infektuarve ne 7117.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura