Dy humbje jete nga koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Ja sa qytetarë janë infektuar në 24 orët e fundit

Mar 4, 2022 | 18:04
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit 2 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Ndërkohë nga 1357 testime, kanë rezultuar pozitiv 110 pacientë.

covid-raste-spital

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID, thuhet ne njoftimin e ministrise reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127″.

SITUATA NE 24 ORE

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,357 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 110 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë, 8 në Fier, 6 në Prrenjas, 5 në Delvinë, Sarandë, 4 në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, 3 në Mirditë, Dropull, 2 në Kukës, Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan, 1 në Shkodër, Lezhë, Krujë, Rroskovec, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Konispol, Libohovë, Përmet, Maliq, Pogradec, Devoll, Dimal, Kuçovë, Librazhd.

Janë 1,594 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 69- vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 93-vjeç.

Janë shëruar 261 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,958 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Mars 2022)

Raste të reja ditore          110

Të shëruar në 24 orë        261

Të shtruar në spitale         43

Humbje jete në 24 orë        2

Testime ditore                 1,357

Testime totale               1,749,552

Raste pozitive                 272,030

Raste të shëruara           266,958

Raste Aktive                       1,594

Humbje jete                         3,478

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              469

Fier                   273

Elbasan           139

Lezhë               185

Kukës               108

Vlorë                103

Berat                100

Shkodër           88

Gjirokastër      58

Korçë               41

Durrës              25

Dibër                5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura