Arrihet marrëveshja e madhe, Rama e Basha e konfirmojnë: Do jetë sipas paketës “McAllister’

May 18, 2017 | 1:35
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar takimi kokë më kokë mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit që zgjati më shumë se tre orë në Kryesinë e Kuvendit.

Pas takimit, Basha ka qenë ai që ka folur duke thënë se ka marrëveshje, por që kjo do të detajohet pas 24 orësh.

“Kemi një marrëveshje të bazuar në paketën “McAllister” që është propozuar edhe nga SHBA. Ajo do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm pas detajimit do të kemi një komunikim publik”, tha Basha pas takimit.

Ndërsa kryeministri Rama nuk ka preferuar të flasë. Ai i ka shtrënguar dorën kreut të opozitës dhe më pas është larguar.

Në sfond janë dëgjuar edhe brohoritje të simpatizantëve të PD-së, që po prisnin jashtë Kryesisë së Kuvendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura