PAMJET/ Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 35-vjeçari. Dy të plagosur (emrat)

Feb 2, 2023 | 9:29
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari është regjistruar këtë të enjte në Tiranë.

Dy automjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në rrugën “Kastriotët”. Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Panorama TV” raporton se viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi Avni Gjuni. Ndërsa të plagosurit janë Murat Dorezi dhe Egzon Murataj, shoferët e dy mjeteve të përfshirë në aksident.

aksidenti te kastriotet

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura