Ky është qyteti që ndalon turistët të bëjnë s*ks në plazh

Jun 10, 2023 | 23:30
SHPËRNDAJE

Një qytet në jug të Holandës ka nisur një fushatë për të larguar turistët që të bëjnë seks në plazh, shkruan The Guardian.

seks ne plazh

Të enjten, komuna Veere vendosi tabela buzë plazhit duke paralajmëruar turistët se seksi publik është i ndaluar dhe ka mbikëqyrje të shtuar për të luftuar aktivitetet seksuale në duna dhe plazh.

“Projekti Oranjezon” u frymëzua nga një lumë ankesash drejtuar bashkisë, bordit të ujit dhe organizatës lokale të natyrës për “akte seksuale të kryera nga turistë të zhveshur” dhe indikacione se grupe të caktuara kishin paracaktuar skenat seksuale.

“Dunat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për komunitetin lokal dhe duhet të mbrohen nga sjelljet e padëshiruara që dëmtojnë mjedisin natyror dhe mund të shqetësojnë pushuesit e tjerë”, ka thënë kryetari i bashkisë së Veere, Frederiek Schouwenaar, në një deklaratë për Observer. “Ky është një hap i rëndësishëm për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”.

Nuk do të ketë më paralajmërime nga autoritetet, por zbatimi të menjëhershëm.

SGP – një parti konservatore kalviniste, e cila kohët e fundit fitoi pjesën më të madhe në zgjedhjet lokale – mbështeti fushatën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura