“Ky do të jetë i fundit”, Messi tregon vendimin e papritur për karrierën e tij

Oct 6, 2022 | 18:09
SHPËRNDAJE

Lionel Mesi mezi pret 20 nëntorin për të tentuar që të bëjë realitet ëndrrën e tij më të madhe që të rikthejë Kupën e Botës në Argjentinë. Me sa duket kjo do të jetë tentativa finale, pasi ylli argjentinas ka deklaruar se ky Botëror do të jetë i fundit për të.

MESI

Në një intervistë për “Star Plus”, Mesi u shpreh se është shumë në ankth, por shpreson që çdo gjë të shkojë në rregull. Në fund të intervistës ai tha se nuk e di nëse janë favoritë, por do të bëjnë të pamundurën për të fituar.

“Çfarëdo që të ndodhë, do të jetë Botërori im i fundit. Jemi në një moment të mirë, ne jemi një grup shumë i fortë. Por në Kupën e Botës çdo gjë mund të ndodhë: të gjitha ndeshjet janë shumë të vështira dhe favoritët nuk fitojnë gjithmonë.

Ne favoritë? Nuk e di nëse jemi kandidatët numër një për të fituar. Mendoj se ka skuadra të tjera që janë favoritë sot, por edhe ne jemi atje”, ka pohuar ai.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura