Kuvendi Kombëtar i PD, Gashi për Panorama TV: Si shtëpia e kukullave! Statuti i ri është si manifestimi i rinisë komuniste, Basha sanksionoi veten si kryetar i përjetshëm

Sep 4, 2023 | 16:29
SHPËRNDAJE

Analisti Shpend Gashi ironizoi Kuvendin Kombëtar të PD-së zyrtare të drejtuar nga Lulzim Basha, duke thënë se është si shtëpia e kukullave.

Komentet Gashi i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se statute i ri i miratuar në Kuvend është i njëjtë me manifestin e rinisë komuniste.

Ai tha se Basha është një mashtrues dhe shtoi se me Kuvendin e mbajtur pak ditë më parë, Basha sanksionoi veten si kryetar i përjetshëm i PD-së.

“Problemi është që të gjithë këta janë në tundim. Ranë të gjithë në tundim. Nuk i vendos asnjë grimc faji unë Ramës. Se nuk ka përgjegjësi që vjedh ti. Por një përgjegjësi politike e ka se të futa unë në punë. Por përderisa merr votbesimin, atëherë është në rregull. Manipuloje këtë popull, se ka duruar 50 vite Enver Hoxhën. Nuk mund të jetë kjo qeveri dhe kjo lloj politike në Francë apo Danimarkë, sepse nuk ta lejojnë francezët apo danezët. Ka qenë një luftë në 43-44 që e kemi luftuar fashizmin më një lugë çaj.

Mbaroi kjo. Njerëzit e panë sa njerëz vranë komunistët dhe prapë e duartrokitën. Vjedh Edi Rama për 12 vite të gjitha fondet publike, prap duartrokitet Rama. Ne duam barinj. Opozita ka nevojë të ndihmohet. Të vesh ta ndihmosh. Fronti qytetar duhet t’i prijë betejës. Bojkot, të lësh punën ti. Bojkot për punën, mosbindje civile. Bojkoti i zgjedhjeve këtu është i rregulluar.

E ke menduar ndonjëher ti që të futet në Parlament një injorante që nuk dinte të lexonte. Një nga ndryshimet kryesore që njerëzit duhet të kërkojnë, është të vendosin që nëse nuk dalin 50 % e qytetarëve në zgjedhje, të mos quhen zgjedhjet. Të gjithë duhet të bëjmë një grevë personale”, është shprehur Gashi.

Basha e ka ngarkuar veten me shumë punë dhe mori kryetar i përjetshëm, nënkryetar i përjetshëm. Kryetar, nënkryetar, sekretar i përgjithshëm i medias… Pra atë Kuvendin e kam parë si shtëpia e Kukullave të Henry Kipsen. Pra ta kënaqim egon e kryetarit se ka 10 vite që nuk bën asnjë punë. Të duartrokitet një deficient politik si Lulzim Basha, ose jam unë i marrë, ose ata që e duartrokasin. Është hipokrizi. Kur unë flisja nëpër media, shiko se ky ka ardhur me këtë platformën marshall, 8 vite, se këta janë mashtrues me çizme. Një muaj më parë erdhi si Zelensky. Do ta kufizojmë mandatin në 8 vite tha. Gjeja e parë që bëri është që e sanksionoi që jam kryetar i përjetshëm. Ai Statut është manifestim i rinisë komuniste”, u shpreh Gashi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura