“Kurrë më votime moniste në Shqipëri!”- Presidenti Meta: 10 gjërat që ndoshta nuk i dini për 30 qershorin. Ja argumentet e GJEDNJ

Jun 25, 2021 | 12:20
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka listuar sot 10 fakte mbi zgjedhjet e 30 qershorit 2019, duke u shprehur: “Kurrë më votime moniste në Shqipëri!”.

Kreu i shtetit parashtron argumente dhe vendime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që sipas presidentit tregojnë shkeljet e demokracisë në zgjedhje.

Në një video të publikuar nga presidenti vihet në dukje fakti që në mbi 57 për qind të vendit nuk ka pasur alternativë për t’u zgjedhur nga votuesit.

Reagimi i presidentit vjen ndërkohë që Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim për zgjedhjet e 30 qershorit, por duke pritur më parë opinionin e Komisionit të Venecias.

Mesazhi i Metës

Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.
Kurrë më votime moniste në Shqipëri!
Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura