Kur i hap gropën tjetrit bie vetë brenda

Jan 28, 2023 | 8:43
SHPËRNDAJE

Ilir_Gjini_Flasshqip44

IIR GJINI

Kështu thotë një fjalë e urtë. Po mendove t’i hapësh gropën tjetrit, mund të biesh vetë brenda. Këtë bëri edhe Kryeministri ynë i “dashur”. U mundua me mish e me shpirt për të “mirën” e vendit që të qeveriste i vetëm pa opozitën. Që mos t’i hynte gjemb në këmbë edhe kur ecte zbathur mbi drizat e PPP-ve, koncesioneve apo aferave korruptive që s’kanë të sosur. Pas blerjes apo shantazhimit të mediave, Drejtësisë përfshirë edhe atë të renë që ka bërë makiazh “amerikan” për të fshehur rrudhat e plakjes jo për shkak të moshës, por të korrupsionit, nuk “kurseu” edhe eksponentë të lartë të FBI, me qëllim baltosjen e opozitës.

Skandali i radhës ku me paratë e pista është paguar në dorë një shumë e majme për të baltosur opozitën, do jetë një patate e nxehtë për pushtetin e Ramës. Këtë radhë akuzat nuk i vijnë nga “kadrinjtë” e mediave apo opozita “non grata”, por nga drejtësia amerikane.

Në gjithë botën e qytetëruar qeveritë janë administratore të taksave dhe veprave publike, kurse te ne qeveria është “administratore” e aferave korruptive nga nivelet me të ulëta e deri në majë. Vetëm te ne ndodh që qeveria që e kemi vënë “roje të bostanit”, e vjedh vetë deri te kokrra e fundit. Dhe në këtë që ndodh, një rol të madh kanë edhe zyrtarët e huaj përfshirë edhe ambasadorët e korruptuar që raportojnë një Shqipëri normale, duke fshehur të vërtetën. Këta ambasadorë që nuk shohin as vjedhjet me tenderë, e as vjedhjen e votës, por nuk hezitojnë t’i tregojnë opozitës barin, madje edhe të shantazhojnë “Drejtësinë e re”, për ta lënë vendin pa opozitë.

Dhe në gjithë këtë peizazh të trishtë një “gjëegjëzë” nuk i dihet fundi: në gropën që Rama i hapi opozitës nga “rublat ruse” e deri tek Alibeu i vetëshpallur kryetar i PD-së, do të bjerë opozita apo vetë Rama?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura