Kur gënjen Zotin, gënjen popullin dhe brezat

Dec 1, 2022 | 9:30
SHPËRNDAJE

NGA HYQMET ZANE

HYQMET ZANE

Opinioni shqiptar po bëhet dita-ditës dëshmitar se si po institucionalizohet gënjeshtra dhe mashtrimi në Shqipëri në një kohë kur menduam se e tillë ishte ajo vetëm në diktaturë. Për vetë faktin që jeta në dy sisteme më ka dhënë të drejtën jo vetëm ta përjetoj realitetin, por edhe ta vuajmë dhe ta bëjmë edhe refleksione të nevojshme. Gënjeshtra që përdori Kryeministri Edi Rama në lidhje me projektin “Manhatan” në Zagreb dhe kërkoi falje, nuk është e papritur. Nëse ai e ka në zanatin e tij mashtrimin dhe gënjeshtrën, edhe pse 2 metra i gjatë këtë e bën edhe si një atavizëm i së shkuarës së tij familjarisht në diktaturë.

PAK RETROSPEKTIVË

Një sekretar i komitetit të partisë së kohës në Elbasan shkon për të ndjekur analizën e kooperativës së Bradasheshit, ku kryetar ishte një njeri pa arsimin përkatës, por me shkollë partie dhe që kishte qenë drejtori i parë i furrnaltës së parë shqiptare. Më shumë se emrat, ka rëndësi fenomeni i gënjeshtrës. Pasi gënjeu me shumë humor gënjente për realizimin e kuintalëve për hektar, por që ishte i mirëpritur me shumë kënaqësi nga kooperativistët për shakatë që bënte kryetari, sekretari i partisë që e kuptoi që ai po gënjente, e tërheq nga xhaketa dhe në vesh i thotë “që po nga gënjen po e marrim vesh, por meqë populli është i kënaqur, vazhdo (gënje)”. Kjo ndodhte në çdo kooperativë dhe sektor të jetës.

Kjo ishte si rezultat i ushqimit të frymës së gënjeshtrës dhe mashtrimit nga udhëheqja e kohës, që gënjeu gjatë luftës se kur të çlirohemi do hanim me lugë floriri dhe hëngri kërnetën, po ashtu u gënjye se djemtë e nënave luftonin për Shqipërinë e lirë dhe demokratike dhe doli se u bë Shqipëria e izoluar dhe diktatoriale. U gënjyen nga udhëheqësi i “lavdishëm” edhe shokët e tij të ngushtë që dhanë kontribute dhe hëngrën plumbin dhe gjallë mbeti vetëm Jagoja, siç e cilësoi Mehmeti në letrën e tij.

Këto më sipër janë vetëm një pjesëz e atyre gënjeshtrave që orientonte partia me “propozim” nga poshtë dhe që u jepte kërbaçin në hetuesi kush kërkonte të vërtetën. Kështu ndodhi edhe me atë sigurimsin që futi armët në kishë në Shkodër, që e pushkatuan pse tha të vërtetën.

E gjithë jeta në diktaturë u bë një gënjeshtër e madhe kudo dhe për çdo gjë, sa Gordoni ka thënë se “Gënjeshtrat janë aq pjellore saqë vetëm nga njëra lindin njëmijë të tjera”. Por jo vetëm kaq bashkë me gënjeshtrat u pollën edhe njerëzit gënjeshtarë. Por nëse në çdo gjë gënjehej se duhej ta kishë mirë me partinë se të gjente belaja, për këtë fenomen Sokrati thotë se “stomakun kurrsesi nuk mund ta gënjesh”. Ndaj përfunduam te tufëzat dhe arrëzat dhe te tolonat dhe te 6 ditë bukë më 1991.

REALITETI I SOTËM

Qeverisjet e njëpasnjëshme kanë pasur edhe ato gënjeshtrat e tyre ndaj dhe votimet e herëpashershme u mendua se e sillnin popullin në vete. Kështu edhe Edi Rama me “rilindjen” e tij më 2013. Njerëzit thoshin “sa orator është, sa i guximshëm, ky do bëjë namin, do i bëjë këtë e atë”, duke besuar te kulti i tij i individit. Jemi në vitin e 10-t të qeverisjes dhe vit pas viti po dalin gënjehstrat e “ëmbla” të tij. Rilindësit e tij e dinë që ai gënjen, por nuk kanë kurajën ta kundërshtojnë se ai bën si Enveri – i ndëshkon kush thotë të vërtetën dhe populli i gënjyer vazhdon të votojë gënjeshtrat e tij . “Për ta mësuar se kush ju sundon, thjesht gjeje atë që nuk të lejohet ta kritikosh”, kështu tha Voltaire me atë urtësinë e tij të vlerësimit të realiteteve.

Gënjente edhe kryetari i PD-sw demokratët e tij dhe për hir të zakonit të mirëbesimit, ai besohej edhe pse në errësirën e detit e thellë nuk dallohej asgjë. Kishte nga ata që ia thanë në sy, pro mbetën në minorancë, kurse gazetarët i çoi në riedukim??!! U deshën votimet e 25 prillit 2021 dhe shpallja “non-grata” e liderit historik të PDSH, Sali Berisha, që uji i turbullt të kthjellohej dhe të dilnin të vërtetat në shesh, edhe të ndërkombëtarëve të spikatur në gënjeshtra.

U gënjye për reformën në drejtësi, dhe sot nuk ka “peshq të mëdhenj” në rrjetën e drejtësisë. Edhe “peshqit” e vegjël janë “loja” se më shpejt dalin se hyjnë në lupën e drejtësisë.

Gënjen Kryeministri për incerenatorët dhe portin e Durrësit, dalin gënjeshtrat dhe heshtja e ambasadores përballë të tilla mashtrimesh është në vetvete më keq se gënjeshtra dhe mashtrimi i Ramës. Bashkë me të edhe ambasadori në emër të Mbretërisë së Bashkuar dhe heshtin ambasadorët e tjerë për arsye diplomatike, duke u bërë palë me mashtrimin e një Kryeministri që ka notat më të ulëta në vlerësimin e qeverisjes së tij. Ata që e vuajnë gënjeshtrën e sofistikuar si trashëgimi në dekada, e vuan populli. Ajnshtajni i madh ka porositur që të “Mos të pajtohesh me gënjeshtrën, as atëherë kur të detyron shteti”?! O Zot! Këtu gënjeshtra dhe mashtrimi janë bërë institucion. Edhe Papa gënjehet nga ai që e ka për forcë zakoni dhe një kandidat për kryetar bashkie në Tiranë i Foltores u shpreh se kur një njeri gënjen Zotin, nuk e ka për gjë të gënjejë edhe Papën e Vatikanit.

Ai që të gënjen, edhe të vret për të mbrojtur gënjeshtrën e tij, sepse gënjeshtra ka shtatë variante të së shfaqjes së saj, siç e njeh mirë Kryeministri Edi Rama që gënjen në gjithçka. Ndërsa lideri Sali Berisha dhe bashkë me të edhe Ilir Meta që po i thonë të vërtetat si kauza të së vërtetës, e thonë se vërteta është vetëm një dhe ajo po kthehet në shqetësim për vetë qeverisjen që vazhdon të mbulojë një gënjeshtër me një tjetër duke shkuar nga skandali në skandal. Kjo po shqetëson edhe ndërkombëtarët, që me publikimet e tyre nga institucione të rangjeve të larta po i thonë të vërtetën opinionit shqiptar, por Kryeministri thotë se ato janë gënjeshtra. Është e njohur ajo thënia popullore se “Nëse më mashtron një herë, atëherë fajtor je ti, edhe nëse më mashtron për së dyti, faj ke edhe ti, por edhe unë që nuk vura mend nga e para. Por nëse më gënjen dhe mashtron për së treti, fajin e ka ai që pranon mashtrimet dhe nuk ka vënë mend nga dy të parat”.

Është ky mesazhi më i mirë që i jepet një populli që të mos mashtrohet dhe të mos gënjehet nga ai dhe ata që gënjeshtrën dhe mashtrimin e bënë institucion dhe duan të përsërisin monizmin e një kohe që ka perënduar. Nëse u dogjën me zjarr dhe me hekur të vërtetat dhe njerëzit e tyre në diktaturë, nuk ka se si të përsëritet historia në tragjikomedizmin e saj sepse ata që gënjejnë në emër të Zotit, detyrimisht që gënjejnë edhe një popull që ende nuk ka kuptuar se gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra. Por kurrsesi nuk mund të lejohet që brezat e shqiptarëve të gënjehen dhe të mashtrohen dekadë pas dekade dhe në një shekull se ai që do shpresë në të ardhmen nuk mund të pranojë gënjeshtrën.

EPILOG

Një ditë, tek po qëndronte me shokë, Muhamedi a.s. u pyet prej njërit prej të pranishmëve:

“A mund të jetë besimtari frikacak?”. Ai u përgjigj: “Po”. Ai pastaj u pyet: “A mund të jetë besimtari koprrac?”, “Po”, – u përgjigj ai. Pastaj u pyet: “A mund të jetë besimtari gënjeshtar?” “Jo”, – u përgjigj ai.

Ai që flet për fe, din dhe iman dhe nuk i ka vetë ato, ky është ai hipokriti që gënjen e mashtron edhe në emër të Zotit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura