Kur do shfuqizohet Bordi i çmimeve të karburanteve? Ja si përgjigjet ministrja e Financave

Mar 13, 2023 | 13:46
SHPËRNDAJE

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se janë duke pritur vendimin e Gjykatës dhe më pas do të vendosin për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve.

karburante-new

Pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj u pyet nga gazetarët për këtë çështje, duke theksuar se qeveria ka qenë e detyruar që të ndërhyjë.

Sipas saj, shifrat kanë treguar që ndërhyrja ka qenë efektive, pasi nuk ka lejuar tregtarët të rrisin fitimin.

“Në fakt Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve është duke u diskutuar në Gjykatën Kushtetuese, ka patur një seancë të parë, pritet një seancë e dytë  dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne do veprojmë. Megjithatë unë i qëndroj asaj që kam përsëritur gjatë vitit të kaluar që ndërhyrja e qeverisë në vendosjen e çmimeve të karburanteve ishte një ndërhyrje e detyruar nga kushtet në të cilat ndodheshim.

Qeveria asnjëherë nuk ka dashur të ndërhyje në forcat e tregut, por duke parë që kishte luhatje që nuk reflekton realisht rritjen e çmimeve të tregut dhe që të evitonim cdo abuzim nga tregtarët  ne vendosëm të ndërhyjmë dhe shifrat tregojnë që ndërhyrja jonë ka qenë efektive”, u shpreh ministrja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura