Kundërofensiva ukrainase, shkatërrohet një njësi inxhinierike ushtarake ruse në Mariupol! Aktivizohen “dhëmbët e dragoit”

Jul 30, 2023 | 18:10
SHPËRNDAJE

Një operacion nga luftëtarët ukrainas ka shkatërruar një njësi inxhinierike ushtarake ruse në Mariupol.

lcimg-9b5c674b-d793-47ec-9726-b44429f17f25

Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur një organizatë shtetërore e mbrojtjes civile.

Sulmi shkatërroi tre kamionë ushtarakë, shkaktoi “dëme të konsiderueshme” në një ndërtesë dhe bëri që të aktivizoheshin pajisjet mbrojtëse të Rusisë të quajtura “dhëmbët e dragoit”.

“Partizanët kryen një operacion sabotazhi në Mariupol,” tha Qendra Kombëtare e Rezistencës në Telegram, ku ka postuar edhe dy imazhe.

Qyteti juglindor ra në duart e Rusisë në maj të vitit 2022 pas një rrethimi shkatërrues prej muajsh, i cili la të dëmtuara shumicën e ndërtesave të tij.

Partizanët ukrainas, grupe të armatosura që luftojnë fshehurazi kundër Rusisë, kanë shënjestruar më parë bazat e Moskës në qytet, duke pretenduar se kanë shkatërruar një depo municioni.

Kujtojmë se që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë, pas agresionit të pajustifikuar të nisur nga Rusia.

lcimg-5ac7208d-ad1c-4304-a3c2-a8702fdfdd13

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura