“Kujdes në dashuri”- Nga problemet me pronat, tek ato në jetën personale, parashikimi javor i horoskopit nga astrologia Meri Shehu, ja shenjat me më shumë yje

Sep 19, 2023 | 14:09
SHPËRNDAJE

Astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimi astrologjik javor për shenjat e horoskopit nga data 19 deri në datën 25 Shtator 2023.

meri-shehu

Meri Shehu ta treguar se kush janë shenjat e horoskopit me më shumë apo me më pak yje këtë javë.

Dashi: 4 yje

Faktikisht Dashët kanë 4 yje sepse marrin pjesë në solstic, duhet të kenë kujdes gjatë kësaj jave në çështjet ekonomike, këto 3,4 ditët e para. Është hera e tretë brenda vitit që pësojnë trauma në çështjet ekonomike.

Demi: 3 yje

Fillimi i javës i vështirë, vjen me problematika me familjen, me ligjin, me udhëtimin e kontaktet jashtë, me çështjet shëndetësore. Shumë Demë do përpiqen pastaj të vënë një ekuilibër në jetën e tyre.

Binjakët: 3 yje

Kanë një zhgënjim në fakt nga data 19 sepse kanë problematikë me emrin, me famën, takimin me eprorët ose një premtim që u është bërë zgjatet në kohë.

Gaforrja: 3 yje

Marrin pjesë në këtë javë impulsivisht vetëm pas datës 21, me futjen e Diellit në Peshore. Çështje të rëndësishme pronash, familjare, vendoset një ekuilibër në marrëdhëniet e tyre, por duhet të kenë kujdes në fillim jave në çështjet ekonomike dhe planet e tyre.

Luani: 4 yje

Do kenë problematika në ekonomi dhe jetën personale, duhet t’i zgjidhin mirë, t’i shikojnë me kujdes. Mos të marrin rrisqe dhe investime të caktuara dhe pastaj dikush do përgojojë emrin e tyre, nga data 21.

Virgjëresha: 4 yje

Mund të fitojnë shumë famë, reputacion ose ndonjë pozicion të rëndësishëm, por do ketë dhe shumë Virgjëresha që do stresohen dhe nuk do marrin atë që u është premtuar, mund edhe të zhgënjehen.

Peshorja: 2 yje

Është koha e tyre, vjen balanca. Pas datës 21! Do sfidoheni ne nje ceshtje personale dhe pune! Nga fundi i javes do hapet komunikimi i mire !

Akrepi: 3 yje

Do kenë përballje ekonomike dhe në jetën personale, në shit-blerje ose ngatërresa me të afërmit. Kujdes në dashuri, në datën 19!

Shigjetari: 3 yje

Do përjetojnë zhgënjim, sidomos në martesë ose bashkëpunim. Kujdes nga zhgënjimet në këtë periudhë.Një periudhë e vështirë mund tju fusi në situatë të panjohur për ju keto dite dhe shume interesash !

Bricjapi: 3 yje

Do merren shumë me karrierën pas datës 21. Fillojnë një periudhë të fuqishme.Per ju gjerat do marrin per mire ne ceshtje pune dhe ekonomie mbas te enjtes ! Keto dite kujdes nje ndarje !

Ujori: 4 yje

Një nga shenjat me fat! Shumë Ujorë do shkojnë deri në 0, por do kthehen me xhepa plot.Nje lidhje shoqërore e se kaluares merr fund keto dite dhe ju cliron per nje jetë te re me te mire!

Peshqit: 3 yje

Këtë periudhë edhe mund të zhgënjehen ose mund të mashtrojnë  nga pak, përballë tyre do dalë një figurë qe mund ta shfrytëzojnë në karrierë dhe do bëjnë gabime .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura