“Ku të mbytemi?”-Krastë, tragjeditë e mëdha të familjes Çipi!

May 3, 2019 | 22:50
SHPËRNDAJE

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Krastë të Elbasanit. Familja Çipi është vendosur në çadër pasi janë zhvendosur nga një fshat i thellë i Elbasanit pasi banesa e tyre u shemb.

kraste-770x428

Për një kohë të konsiderueshme kanë jetuar në një çadër. Prindërit kanë tre fëmijë, dy adoleshentë dhe një të mitur. Fëmijët janë të tre në shkollë.

Kryefamiljari ka probleme me astmën, me sytë dhe këmbët. “Unë jam i mbaruar për fëmijët. Jeta ime nuk behet më. Kur shikoj këtë çadër shikoj varrin tim. Nga sëmundja që kam u afruam afër spitalit në Krastë” -thotë kryefamiljari.

Gruaja është e papunë, fëmijët vuajnë për bukën e përditshme. “Nuk kemi asgjë për të ngrënë, shpresojmë vetëm tek Zoti”-thonë fëmijët.

Gruaja thotë se burri nuk ka asnjë mundësi të kurohet, por një mjeke e ka vizituar pa i marrë para.

“Kam frikë, nuk dua të më lerë vetëm. Kalamajtë qajnë për të. Mjekja më tha ky nuk e ka të gjatë jetën, ajo tha se mushkëria i ka mbaruar. Jam pa shpresë, fëmijët nuk kanë as ushqim. Në banesë do qëndrojmë deri në qershor, por nuk kemi asnjë para. Ku do mbytemi ne?”-shtoi ajo.

Në Krastë Silva është 12 vjeç, por dramat i ka shumë të mëdha.

Babin e kam të sëmurë, kam frikë se vdes babai. Nuk di çfarë të bëjmë? Është sëmurë por nuk ka para të shërohet. Babi qan, nuk do që të qaj për atë. Më thotë jam mirë, por nuk është, mami qan fshehurazi. Nuk do ta shikojmë duke qarë. Kemi një vit këtu. Pastaj nuk kishim mundësinë të paguanim qiranë, ne u futëm në çadër, këtu jetojmë me frikë sidomos kur fle natën, bëhëm keq nuk kemi ku të jetojmë në çadër se është ftohtë. Gjithë mërzitje jemi ne. Shkollën po e bëjmë me këto kushte, rri vetëm në shkollë, as rroba nuk kam.

VAJZA-770x433

Rri vetëm në klasë, dalin shokët, hanë unë rri në klasë, unë s’kam asgjë, jam mërzitur shumë, nuk di çfarë të bëj. Doja një jetë tjetër, por ja besoj tek Zoti. Dua të behëm mësuese matematike por nuk kam mundësi të bëhem, duhen librat të gjitha, na ndihmoni të lutëm , për ne pak është shumë, doja një shtëpi ku të jetoja edhe të shërohej babi se nuk e shikoj dot ashtu” thotë duke lotuar vogëlushja./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura