“Ku i keni fshehur deputetët, nxirrini”- Përplasje mes mazhorancës dhe deputetëve të PD-së në Byronë e Kuvendit! Felaj largohet: S’ka kuorum! Vendimi mbetet në fuqi

Feb 21, 2024 | 13:31
SHPËRNDAJE

Është shoqëruar me tensione mbledhja e Byroja e Kuvendit pasi nuk u arrit mbledhja e kuorimit të nevojshëm për shqyrtimin e kërkesës së dy deputeteve të PD-së për shfuqizimin e vendimit të Sekretariatit për përjashtimin e tyre nga Kuvendi.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj u shpreh se nuk mund të deklaronte të hapur mbledhjen për shkak të mungesës së kuorumit, pasi deputetët socialistë nuk ishin të pranishëm në sallë.

Ermonela Felaj la në fuqi vendimin e Sekretariatit, duke shkaktuar tensione në sallë, ku deputetja Albana Vokshi iu drejtua duke thënë “nxirrni deputetët, ku i keni fshehur”.

“Nuk mund ta deklaroj të hapur mbledhjen për shkak të mungesës së kuorumit. Vendimi i Sekretariati mbetet në fuqi”, u shpreh Ermonela Felaj.

“Nxirri deputetët, ku i ke fshehur. Keni turp apo nuk keni”, i drejtohet Albana Vokshi.

“Kaq mund të bëjmë për ju. ditën e mirë”, përgjigjet nënkryetarja e Kuvendit dhe largohe nga salla.

“Ku i keni fshehur deputetët. Jeni të frikësuar”, tha deputetja Vokshi.

Lexoni edhe: U përjashtuan nga Komisioni i Etikës, dy deputetet e PD-së ankimojnë vendimin: Të shfuqizohet menjëherë, është antikushtetues

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura