Kryetarët marrin detyrat, komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës do udhëhiqen nga shqiptarë

May 25, 2023 | 14:58
SHPËRNDAJE

Nga 25 maji, të katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, që dolën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit.

kosove1

Kryetarët e Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit bënë betimin të enjten, ndërsa ai i Mitrovicës së Veriut u betua më 19 maj.

Pjesëtarët e komunitetit serb i kanë bojkotuar zgjedhjet e një muaji më parë dhe kanë thënë se nuk do t’i pranojnë rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj. /REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura