Kryente ndërtim pa leje në truallin e tij, arrestohet 52-vjeçari në Ksamil (Emri)

Jun 11, 2021 | 17:01
SHPËRNDAJE

Një 52-vjeçar është arrestuar të premten në Sarandë, pasi akuzohet për ndërtim të paligjshëm.

ndertim pa leje

Burime nga policia thanë se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në lagjen Nr. 2, Ksamil, duke ndërtuar një objekt shtesë në një objekt ekzistues në truallin në pronësi të tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Mësohet se në pranga ra shtetasi me inicilat L.M., 52 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Njoftimi i plotë:

Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i truallit.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në Ksamil, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit L. M., 52 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në lagjen Nr. 2, Ksamil, duke ndërtuar një objekt shtesë në një objekt ekzistues në truallin në pronësi të tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura